Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Provokon turku Karakus, kërkon revanshin ndaj Ferit Ketës

Në fillim të shtatorit Ferit Keta u ngjit në ring në Dibër të Madhe për t’u përballur me turkun Fatih Mehmet Karakus, një sfidë ku synimi i shqiptarit ishte ruajtja e pathyeshmërisë në boksin profesionist. 4 raunde u dominuan nga bulqizaku, aq sa kundërshtari vendosi të tërhiqej, duke zyrtarizuar fitoren e 11-të të Ketës në 11 duele të zhvilluara. Gjithçka e mbyllur?! Absolutisht jo. Pas afërsisht dy muajsh nga momenti kur vendosi të “hidhte peshqirin”, Karakus ka rifituar besimin dhe nëpërmjet mediave turke, por edhe mesazheve të drejtpërdrejta në drejtim të Feritit, kërkon një tjetër përballje me 29-vjeçarin shqiptar, por jo më në sportin e boksit.

21-vjeçari i cili për hir të së vërtetës është kampion në kickboks, kërkon një sfidë “full fight”, pra ku lejohen goditjet me grushta dhe shkelma, madje edhe duke provokuar, pasi ka deklaruar se është gati ta mposhtë Ketën kudo që ai dëshiron, në Dibër të Madhe, në Tiranë e Mynih. Karakus ka shkuar edhe më tej, teksa ka vendosur në tryezë dy titujt e tij kampion bote në kickboks dhe nuk kërkon asnjë përfitim financiar, ndërkohë kujtojmë se Keta aktualisht është kampion i Europës në kickbox. Presioni që Karakus po ushtron është i vazhdueshëm, megjithatë trajneri i Feritit, Ismail Keta, ende nuk ka vendosur t’i përgjigjet, sepse çdo boksier ka një axhendë që duhet të ndjekë, duke respektuar federatën ku bën pjesë. Gjithsesi, vëllezërit Keta nuk janë tërhequr nga asnjë sfidë, kushdo qoftë kundërshtari, dhe nëse edhe federata pranon ndryshimin e planit, atëherë Ferit Keta është i pari që do të ngjitet në ring, madje është i gatshëm të përballet me Karakus edhe në atdheun e këtij të fundit, në Turqi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...