Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Pse kaq negativitet ndaj CR7?”, Ozil: Akoma prisni të shënojë nga 50 gola?!

Mesut Ozil ka shkruar tri statuse në Twitter në lidhje me situatën e Cristiano Ronaldos. Fantazisti gjerman me origjinë turke, ka luajtur dhe fituar së bashku me legjendën portugeze te Reali i Madridit.

Raporti mes tyre ka qenë fantastik, ndërkohë që Ozil kërkon më shumë respekt për golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit.

Unë nuk mendoj se dikush nga brezi i ri do të jetë në gjendje të përsërisë numrat e tij. Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e sportit… Ai do të jetë gjithmonë i një tjetër niveli. 

Ai do të mbushë së shpejti 38 vjeç, pra çfarë është surprizë, fakti që nuk shënon më 50 gola në sezon? Çdo tifoz futbolli duhet të jetë i lumtur që e ka parë atë duke luajtur futboll të klasit botëror për 20 vite.

Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se nga vjen gjithë ky negativitet i vazhdueshëm nga shtypi për Cristianon… Mediet thjesht po përpiqen të marrin klikime.

Edhe ekspertët që nuk kanë më një karrierë, thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tij të madh duke u përpjekur ta bëjnë të duket keq”, shkruan Ozil, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...