Analizë

Pse La Liga është sot për sot kampionati elitar europian më i emocionues

Kishte kaluar shumë kohë nga sezoni i fundit kur La Liga ka qenë kaq shumë emocionuese. Pas 12 javëve të para, 6 skuadrat e grupit kryesues ndahen me njëra-tjetrën nga vetëm 4 pikë.

Kryeson Barcelona me 24, ndërsa Reali i Madridit ka grumbulluar 20 pikë. Mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll renditen Sevilla, Atletico Madrid, Alaves dhe Espanyoli.

Ekuilibri është aq i ndjeshëm se pas çdo javë pritet të ketë shkëmbime vendesh. Me këtë realitet të ri, kampionati spanjoll është bërë shumë më tërheqës dhe interesant. Gjatë dekadës së fundit, në muajin nëntor diferenca mes vendit të parë dhe atij të gjashtë në La Liga ka qenë gjithmonë 9 ose më shumë pikë.

Sezonin e kaluar, për shembull, ky hendek ka qenë 13 pikë. Fitimi i kampionatit me 100 pikë tashmë i përket historisë. Emocionet nuk i përcjell vetëm renditja, por edhe përplasjet në fushën e blertë. Shumë prej sfidave kanë një fund “triller”, sikurse ndodhi në fundjavë në “Wanda Metropolitano”, me golin e Godin në kohën shtesë.

Deri në javën e 12-të në La Liga janë shënuar 29 gola, duke nisur nga minuta e 89-të, 16 prej tyre kanë rezultuar përcaktues për fituesin e ndeshjes.

Për një situatë të ngjashme në kampionatin spanjoll, duhet të kthehemi pas në vitin 1998-99. Në atë sezon 6 ekipe ndaheshin me vetëm tri pikë në muajin nëntor. Titullin kampion e fitoi Barcelona, por gjatë kampionatit kishte humbur 7 ndeshje.

La Liga, ku skuadrat e vogla u kanë hapur shumë telesha ekipeve pretendente, është një rast unik në Europë. Barcelona, që vitin e kaluar e fitoi titullin me vetëm një humbje, deri tani ka pësuar dy disfata.

Në Bundesligë, pas 11 ndesheve, kryeson Borussia e Dortmundit me 27 pikë, 8 më shumë se Hoffenheimi i vendit të gjashtë. Në Premier League, Manchester City me 32 pikë, ka krijuar një epërsi prej 12 pikësh me Bournemouthin. Diferenca është edhe më e ndjeshme në Serinë A, ku Juventusi ka grumbulluar 34 pikë ,14 më shumë se Roma e vendit të gjashtë.

Ndërsa në Francë, në Ligue 1, diferenca është e frikshme. PSG kryeson me 39 pikë të plota dhe në pozicionin e gjashtë Olimpique Marsielle ka 17 pikë më pak. Praktikisht nuk ka garë për titullin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top