Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Pse Lewandowski kërkon largimin nga Bayerni, “fajin” e ka Topi i Artë

E ardhmja e Robert Lewandowskit është mes Bayern Munchen dhe Barcelonës. Bomberi polak ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, teksa shpreson të transferohet në “Camp Nou”.

Klubi katalanas është gati të paguajë rreth 35 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit polak, i cili sezonin e kaluar u kthye në golashënuesin më të mirë në historinë e Bundesligas.

Një nga shkaqet pse Lewandowski po kërkon largimin nga Gjermania lidhet me “Topin e Artë”. Sulmuesi ishte i pafat në vitin 2020, pasi pandemia ndikoi që të mos fitonte trofeun prestigjioz.

Ndërkohë, vitin e kaluar dështoi në “finale” përballë Leo Messit, me argjentinasin që e fitoi çmimin për herë të shtatë në karrierë.

Sport.es shkruan se Lewandowski është bindur që te Bayerni nuk mund ta fitojë kurrë “Topin e Artë”, pasi golat dhe rekordet në Bundesliga nuk mjaftojnë.

Barcelona është skuadra perfekte për të vijuar shënimin e golave të shumtë dhe për të tentuar edhe njëherë suksesin në “Topin e Artë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...