Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pse Maradona e Pele nuk e fituan kurrë Topin e Artë

Në një ceremoni gala të mbajtur në Paris, Lionel Messi fitoi për herë të 7 në karrierë çmimin më prestigjoz individual në futboll, Topin e Artë, duke lënë pas emra si Lewandowski e Jorginho.

Çmimi prestigjoz për futbollistë, jepet nga revista e njohur franceze “France Football” dhe për herë të parë është akorduar pikërisht në 1956-ën e largët, teksa fituesi i parë është Stanley Mattheës, futbollist anglez i Blackpool.

Megjithatë emra legjendarë si Pele dhe Diego Armando Maradona nuk e kanë shijuar kurrë këtë trofe. Shkaku? “Topi i Artë” ishte një çmim që u jepej vetëm futbollistëve europiane, ndaj braziliani e argjentinasi nuk patën mundësi as të hyjnë në garë…

Një rregull i tillë vazhdoi deri në vitin 1995, vit ku më i miri u shpall George Weah. Ish-sulmuesi liberian i Milanit u bë lojtari i pari jo europian që fitoi “Topin e Artë”.

Vitin e kaluar u vendos që ceremonia të mos bëhej dhe të mos shpallej asnjë fitues për shkak të pandemisë, teksa i fundit që ka triumfuar, ka qenë Leo Messi më 2019-ën, i cili atëherë e fitoi “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, një rekord absolut, të cilin e thelloi edhe më shumë.

“Pleshti” i PSG-së ndiqet nga portugezi Cristiano Ronaldo me 5 “Topa të Artë”. Nga tri herë e kanë fituar lojtarë si Mishel Platini, Johan Cruyff dhe Marco Van Basten.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...