Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Pse më zëvendësove?!/ Tërbohet CR7, Rangnick: Do më kuptosh kur të bëhesh trajner

Manchester United fitoi 1-3 përballë Brentford, duke u rikthyer te suksesi në kampionat pas dy javësh pa pikë të plota. Katër golat e ndeshjes u realizuan në fraksionin e dytë të sfidës, dhe tani “Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë me 35 pikë, dy më pak se West Ham i vendit të katërt.

Cristiano Ronaldo luajti si titullar, por Ralf Rangnick e zëvendësoi në minutën e 71-të me Harry Maguire. Ylli portugez nuk e priti mirë vendimin e trajnerit gjerman, të cilit iu drejtua me këto fjalë në momentin që doli nga fusha: “Përse më zëvendësove?!

Pasi e përqafoi Rangnick, CR7 hodhi në tokë xhupin e tij dhe i kërkoi llogari trajnerit. Ky i fundit iu afrua sulmuesit për t’i shpjeguar vendimin e tij, teksa deklaroi këto fjalë pas ndeshjes:

I thashë: e kuptoj që je ende ambicioz dhe dëshiron të shënosh, por ndoshta pas disa vitesh, kur të jesh trajner, mund të marrësh një vendim të ngjashëm kur të gjendesh në të njëjtën situatë si unë.

Ia bëra të qartë se mora vendimin në interes të skuadrës. Kundër Aston Villa po kryesonim 0-2 pesë ditë më parë, por ata na barazuan. Nuk doja të ndodhte përsëri ashtu, mendoj se mora vendimin më të mirë”, deklaroi Rangnick.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...