Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Pse ndryshuam skemën”, Gjasula: Na mungoi “dhuna”, duhet të luftojmë të gjithë

Klaus Gjasula komentoi për SuperSport humbjen 2-1 të kombëtares kuqezi në Izrael, rezultat që na mban në vend të fundit në grup. 32-vjeçari u ndal te ndryshimi i skemës, teksa ka edhe një mesazh për shokët e skuadrës.

Taktika nga 4 në 3 mbrojtës? Jo, nuk solli luhatje ndryshimi i skemës. Trajneri vendosi të kalonte me 3, sepse Izraeli po na dominonte. Ata kishin topin dhe po sulmonin, prandaj trajneri donte të ishim më të qëndrueshëm.

Ne kishim momente të mira në ndeshje, kishim topin dhe hapësira, por në fund mungoi pak ‘dhuna’ për të shënuar me çdo kusht. Nuk e kishim, më pas u ndëshkuam. E vështirë të themi se pse përfundoi kështu.

Presioni është një gjë, por duhet të mësojmë të luftojmë çdo ditë, të gjithë, çdo ditë. Fatin nuk e ke po nuk e meriton…

Pas 20 minutave e humbëm kontrollin, e morën ata kontrollin. Më pas trajneri vendosi të kalonim me 3 në mbrojtje”, deklaroi lojtari i Darmstad në Bundesliga 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...