Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Pse nuk foli për afrimin e Haaland? Guardiola: Ja çfarë më ndaloi

Manchester City ka zyrtarizuar pak më parë se Erling Haaland është pjesë e tyre tashmë. Megjithatë, trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola u pyet në konferencën për mediet në prag të ndeshjes në transfertë kundër Wolves, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në orën 21:15, se pse ai nuk po ua konfirmonte lajmin se norvegjezi do të bashkohet me City-n, (duhet theksuar se konferenca u zhvillua disa orë përpara se Manchester City të zyrtarizonte afrimin e Haaland).

Gjendur në këtë situatë tekniku, u tha gazetarëve se nuk ishte në dorën e tij dhe se e kishte të ndaluar nga të dy klubet, si nga City ashtu edhe nga Borussia Dortmund, që të fliste për këtë çështje përpara se të mbaronin të gjitha procedurat.

“Nuk është se nuk dua të flas për këtë, do doja të flisja për këtë, por… dy klubet më kanë thënë që jo, pa përfunduar të gjithë hapat burokratike. Do të kemi kohë të flasim për këtë.”-deklaroi Guardiola.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...