Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Pse s’e lejojnë të largohet kur nuk e duan?!”, ish-shoku i del në mbrojtje CR7

Cristiano Ronaldo doli në nxehje që në fundin e pjesës së parë nga Erik ten Hag gjatë duelit Manchester United-Tottenham. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kaloi një kohë të gjatë duke pritur aktivizimin e tij, por tekniku holandez vendosi të mos i dhuronte asnjë minutë.

Tri minuta përpara fundit zbritën në fushë Eriksen dhe Elanga për United, ndërkohë që CR7 nxitoi të futej në dhomat e zhveshjes në minutën e fundit, i bindur që e kuptoi se trajneri as që kishte ndërmend ta aktivizonte.

 

tifozë nisën ta vërshëllenin, duke mos rënë dakord me zemërimin dhe veprimin e tij, teksa në mbrojtje të 37-vjeçarit ka dalë Rio Ferdinand, ish-shoku i shumë fitoreve dhe trofeve gjatë kohës që United drejtohej nga Sir Alex Ferguson.

Nëse Ten Hag nuk e sheh si titullar, duhet ta lërë Ronaldon të largohet nga klubi në janar. Nuk është e drejtë që pas çdo ndeshje pyetja e parë të jetë: “Pse nuk ishte Ronaldo titullar?” Më shqetëson fakti që pse nuk e la United të largohej, nëse Ten Hag nuk e kishte në planet e tij”, deklaroi ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”.

Drejtuesit e United pritet të marrim masa ndaj veprimit të sulmuesit portugez në minutën e fundit të fitores ndaj Tottenhamit të Contes. Ronaldon e pret një gjobë, ndërkohë që Ten Hag pritet të mos e grumbullojë për duelin e ardhshëm ndaj Chelsea.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...