Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Pse të presim fundin e janarit”, Postecoglu ka një thirrje për presidentin

Ange Postecoglu ka një thirrje për drejtuesit e Tottenhamit në lidhje me merkaton e janarit. Spurs kanë nevojë për përforcime për të vijuar garimin për një nga katër vendet e para në Premier League.

Do të ishte fantastike nëse arrijmë të përforcohemi shpejt. Jo vetëm pse kemi humbur Romeron (mbrojtësi argjentinas do të mungojë 4-5 javë), por sepse kemi një muaj përpara për të vepruar. Kështu që pse të humbim kohë?!

Sigurimi i përforcimeve herët të jep mundësinë t’i stërvitësh ata gjatë periudhës së merkatos, pavarësisht se nuk luajnë dot tani. Ama, nëse i marrim në fundin e janarit, atëherë do t’i kemi gati vetëm në mesin e shkurtit.

Lexo edhe:

Shpresoj të vijë një qendërmbrojtës, dhe preferoj ta kem sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion. Edhe pse e di se do të jetë një sfidë aspak e thjeshtë”, u shpreh trajneri i skuadrës londineze.

Tottenham renditet në vendin e pestë me 36 pikë, duke qenë vetëm një pikë larg zonës Champions. Liverpooli kryesues, që ka luajtur një ndeshje më shumë se djemtë e Postecoglu, është 6 pikë larg.

Skuadra e Postecoglu luan sonte në transfertë kundër Brightonit të De Zerbit, duel që do të transmetohet live në SuperSport 3 (20:30).

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....