Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Pse zgjodha Bayernin? E thjeshtë, këtu fitoj çdo trofe”

Daley Blind i dha fund aventurës së tretë me Ajaksin dhe do të vijojë karrierën te Bayern Munchen. “Xholi” i mbrojtjes (luan në qendër, krahun e majtë dhe si shkatërrues) firmosi deri në fund të sezonit me rekordmenët e futbollit gjerman.

32-vjeçari holandez foli fjalët e para si bavarez pas firmës mbi kontratë. “Mezi pres të filloj këtë aventurë. Jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit, atë në të cilën luhet për fitimin e titujve.

Dhe një klub si Bayerni mund të fitojë gjithçka. Uria për fitore që ekziston këtu është ajo që ndikoi në zgjedhjen time. Shpresoj të ndihmoj skuadrën me eksperiencën që kam.

Do të jap gjithçka për Bayernin”, u shpreh ish-kapiteni i Ajaksit, i cili gjen tek ekipi i Nagelsmann “tulipanë” të tjerë si Matthijs De Ligt dhe Ryan Gravenberch.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...