Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG bie pa Mbappenë, Delort heroi i Nices në “Allianz Riviera”

Nice ndal hapin e Paris Saint-Germain në Ligue 1, e mposht 1-0 në “Allianz Riviera” dhe ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e dytë me 49 pikë, një më shumë se Olimpique Marseille, që luan këtë të diel përballë Lyonit.

Kjo humbje tregoi edhe një herë peshën që ka Kylian Mbappe në formacionin e Pochettinos. Sulmuesi francez mungoi në këtë ndeshje për arsye kartonësh dhe as Messi, as Neymar, nuk ia dolën të shënon.

Gjatë pjesës së parë vlen për t’u përmendur një rast i Di Marias, po reagimi i portierit Benitez ishte fantastik.

Emocionet ishin të jashtëzakonshme në fundit e sfidës. Kluivert gaboi në një moment kundërsulmi për Nicen, por sërish pas një aksioni të shpejtë të vendësve realizoi një gol fantastik Delord.

Në kohën shtesë u desh ndërhyrja e sistemit VAR për t’i anuluar një 11-mersh Nices, pas ndërhyrjes së gabuar të Icardit, gjithsesi pas këtij momenti kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit. Pavarësisht humbjes, PSG mbetet i shkëputur në krye më 62 pikë, 13 më shumë se Nice.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...