Paris Saint-Germain sheh nga e ardhmja dhe po përgatit një goditje për të përforcuar skuadrën. Një emër relativisht pak i njohur, por shumë i vlerësuar nga analistët e futbollit.
Sikurse raporton “L’Equipe”, bëhet fjalë për Luka Vuskovic, qendërmbrojtësin e lindur në vitin 2007 dhe që luan me Hajdukun e Splitit.
1.93 centimetrat e tij e lejojnë të dominojë në kategoritë e të rinjve dhe në fakt ai tashmë ka shënuar nëntë gola në 22 paraqitje sezonale, dy në 4 ndeshje të Youth League, ku kroatët do të përballen me Milanin në Final Four, në prill.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Një talent me një të ardhme të ndritur, që me sa duket do të kërkohet nga të gjithë emrat e mëdhenj: francezët synojnë ta bllokojnë menjëherë dhe ta lënë në Kroaci për një sezon tjetër, por ka konkurrencë nga Manchester City, i gatshëm për të investuar 12 milionë euro, si dhe shumë klube gjermane.
