Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG deklaron 204 milionë euro humbje, i detyruar të shesë një nga “yjet”

Pandemia e Koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka shkaktuar kanë prekur gjithashtu klubet më të pasura në botë. Nuk bën përjashtim në këtë rast as PSG. Siç  njofton “L’Equipe”, shoqëria pariziene paraqiti një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar. Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë arsye do të detyrohet të shesë lojtarë.

Për më tepër, PSG është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kylian Mbappé dhe Neymar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy “yjet”. Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm.

Neymar, prioritet: 204 milionë euro humbje ndikojnë, pa dyshim, në planifikimin e skuadrës së PSG-së. Detyrimi për të shitur lojtarë mund të shkaktojë largimin e një prej peshave të rënda të ekipit. Leonardo, drejtori sportiv i klubit, tashmë e ka bërë të qartë se ai ëndërron të rinovojë si me Mbappénë dhe me Neymarin, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë më të mirën në botë. Ka kontakte me të dy për zgjatjen e kontratës, por PSG e ka të qartë se përparësi mbetet “ylli” brazilian, rinovimi i të cilit mund të kontribuojë në shitjen e talentit francez.

Mesi, në horizont: Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ëndërrojë për Messin: “Lojtarët e shkëlqyeshëm si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë,” – deklaroi braziliani pak ditë më parë. Është e qartë se me 204 milionë euro humbje, çdo operacion për të rinovuar ose nënshkruar një futbollist të ri duket i komplikuar. Ky është menaxhim i vështirë që PSG do të duhet ta bëjë në muajt e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...