Ligue 1

PSG dominon ndaj Brestit, thellon diferencën me ndjekësit

PSG është u kthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi, duke mundur Brestin pa vështirësi me rezultatin 2-0. Kryesuesit e Ligue 1 duhet të bënin pa Nejmarin e dëmtuar, ndërsa në titullar në portë u aktivizua Donnarumma. gardiani ishte fantastik në të 9-ën, duke i mohuar golin Irvin Cardon, i cili i vetëm me italianin nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës.  Pas këtij episodi skuadra e Pochetinos nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Goli i Mbappesë në të 32-ën i bëri gjërat akoma dhe më të thjeshta.

Në pjesën e dytë skuadra nga Parisi ishte dominuese absolute, duke kontrolluar pjesën më të madhe të lojës. Goli i gjermanit Kehrer i bëri gjërat akoma dhe më të thjeshta për ekipin e Pochetinos, që hipotekoi suksesin e 15-të këtë edicion. Tri pikë që e çojnë në 11 pikë diferencën me Nice të vendit të dytë, duke e lënë pas pas dhe atë situatë jo të mirë që po kalonte ekipi i PSG me vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit në kampionat. Brest në anën tjetër mbetet në vendin e 13-të me vetëm 25 pikë.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency