Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG dridhet, blerja e Man. United nga katariotët mund t’i shkurtojë fondet!

Nga Franca raportojnë se blerja e mundshme e Man. United nga investitorët katariotë mund të ketë një impakt negativ te PSG.

Një konsorcium me bazë në Katar është gati të prezantojë një ofertë për blerjen e Man. United, por përballej me një pengesë të mundshme nga rregullat e UEFA-s që ndalojnë një pronar të kontrollojë disa skuadra që bëjnë pjesë në kompeticionet e tyre, teksa Qatar Sports Investments zotërojnë PSG.

Gjithsesi, mediat raportuan se UEFA nuk do të bllokojë një ofertë nga Katari për Man. United, pasi kjo do të vijë nga entitet i ndryshëm nga Qatar Sports Investment, çka e bën atë formalisht të rregullt.

Burime nga UEFA bënë të ditur se nuk do të kenë ndonjë problem me propozimin nga Katari, i cili pritet të prezantohet para orës 10 të mbrëmjes së të premtes, që është vendosur si afati i skadimit të pranimit të ofertave nga banka që po mbikëqyr shitjen e Man. United.

Lexo edhe:

Parizienët u blenë nga QSI në 2011 dhe u transformuan në një fuqi të futbollit francez dhe atij evropian, duke fituar Ligue 1 në 8 nga 10 kampionatet e fundit, ndërsa avancojnë rregullisht në fazat finale të Champions League.

Autoritet në Katar insistojnë se planet e ofertës për Man. United janë krejtësisht të ndara dhe të pavarura nga përfshirja e QSI në Paris,  me Presidentin Nasser al-Khelaifi që ka siguruar se do të vazhdojë investimet në klub.

Këtu përfshihet zhvillimi i qendrës stërvitore të klubit, që pritet të kushtojë mbi 350 milionë euro, ndërkohë që ekziston edhe dëshira për të blerë stadiumin “Parc des Princes” nga Bashkia e Parisit.

Gjithsesi, raportohet për shqetësimin se blerja e United mund të ketë një impakt në klub. Së pari, investitorët privatë që garojnë për blerjen e Man. United do të operojnë nën hijen e QSI, fondi sovran i shtetit që raporton direkt te emiri Tamim Bin Hamad Al-Thani, çka do të thotë se i takon emirit të vendosë nëse do të investojë te “Djajtë e Kuq”.

Lexo edhe

Kjo ngre çështjen e një konflikti interesi nëse investitorët katariotë do të kenë në pronësi dy nga klubet më të mëdha të futbollit për të parë se cili prej tyre do të jetë prioritet i investimeve.

Gjithçka merr më tepër vlerë pasi oferta për Man. United vjen në një kohe kur projekti i PSG po përjeton një pikë të ulët, me klubin që po vuan për të lënë shenjën e tij në Champions League, teksa përballet me probleme të ndryshme brenda dhe jashtë fushe.

Gjithashtu raportohet se katariotët duan të blejnë një klub në Angli për shkak të profilit të lartë dhe mundësive të mëdha që ofron Premier Legaue, që konsiderohet si “xhevahiri” i kurorës së elitës së futbollit anglez.

Katariotët konsiderojnë se Ligës së parë franceze i mungon marzhi i rritjes me reputacionin  e saj në nivel ndërkombëtar që është shumë më i ulët se i Premier League-s.

Lexo edhe:

QSI gjithashtu i duhet të përballet me humbje domethënëse çdo sezon në klub, me parizienët që kanë regjistruar humbje prej rreth 360 milionë eurosh në sezonin 2021-2022, diçka që ka ngritur pikëpyetje domethënëse mes katariotëve në lidhje me investimin e tyre.

Ekziston shqetësimi se nëse Man. United do të blihet nga investitorët katariotë, ata do të fokusojnë investimet e tyre te gjigantët angleze. Kjo do të jetë e ndjeshme menjëherë në lidhje me kontratat e sponsorizimeve.

Marrëveshja aktuale e PSG me sponsorin e fanellës së parë “Qatar Airways”, që vlen më shumë se 130 milionë euro në sezon, mund të reduktohet ndjeshëm dhe kjo përbën 20% të të ardhurave të klubit, çka do të thotë se do të ketë një impakt domethënës.

Mes krerëve nga Katari ekziston gjithashtu ndjesia se ata nuk kanë marrë mirënjohjen e merituar për impaktin që kanë pasur në futbollin francez, duke e shndërruar PSG në një fuqi të futbollit evropian.

Një burim deklaroi për “L’Equipe”: “Nëse Katari blen Man. United ekzistojnë shanset që ata të jenë më pak bujarë me PSG dhe kjo do ta bëjë atë një klub të Ligue 1 jo më të ndërtuar për të fituar Champions League”.

Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të ndodhë, por nëse investimi nga Katari ka një impakt në përfshirjen e shtetit te PSG, kjo mund të ketë pasoja të mëdha për klubin francez.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...