Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG fiton me goleadë, Tuchel ul Icardin në stol

Paris Saint Germain mposhti pa shumë vështirësi 5-0 Montpellier mbrëmjen e sotme në “Parc Des Princes”, në një sfidë që pritej të ishte shumë më e komplikuar për kryeqytetasit.

Trajneri Tuchel kishte lënë në stol Mauro Icardin, i cili nuk shënonte prej disa javësh, ndërsa në majë të sulmit luante Mbappe, i mbështetur nga Di Maria, Neymar dhe Sarabia.

Ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e parë që në start të takimit, ndërsa në minutën e 17’ Bertaud komplikoi gjithçka për Montpellier, duke e lënë me 10 lojtarë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Di Maria, autogol i Congre dhe Mbappe e Kurzawa në pjesën e dytë, kompletuan fitoren e thellë të kryeqytetasve, që u ngjitën në kuotën e 55 pikëve, 13 më tepër se Marseille e vendit të dytë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...