Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

PSG fut në ankth Manchester United, kualifikohet Dortmundi

Çfarë beteje mes Manchester United, PSG-së dhe Leipzigut për dy vendet e para në Grupin H të Championsit. Fitorja 3-4 e skuadrës gjermane në fushë ne Basaksehirit u pasua me triumfin 1-3 të PSG-së në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Neymar zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në të 32-ën barazoi Rashford, gjithsesi parizienët realizuan edhe dy herë të tjera me Marquinhos (69’) dhe sërish Neymar (91’). Tashmë  United, PSG dhe Leipzigu kanë nga 9 pikë. Në raundin e fundit PSG e ka më të thjeshtë, pasi pret Basaksehirin, ndërsa sfida direkte është ajo mes Leipzigut dhe Manchester United.

Në Grupin G Barcelona dhe Juventusi arritën fitore identike (3-0) respektivisht përballë Ferencvarosit dhe Dinamos së Kievit. Në suksesin e thellë të “blaugranave” ndaj kampionëve të Hungarisë (luajti titullar Uzuni) në “Puskas Arena” shënuan Griezmann, Braithwaite dhe Dembele me 11-metërsh. Fitorja e “Zonjës së Vjetër” ndaj Dinamos së Kievit u sigurua nga golat e Chiesas, Ronaldos dhe Moratas.

Siguron kualifikimin Borussia e Dortmundit pas barazimit 1-1 përballë Lazios (Guerreiro 44’/ Immobile 67’ penallti). Në raundin e fundit të ndeshjeve Lazios do t’i mjaftojë edhe barazimi ndaj Club Brugge (fitoi 3-0 ndaj Zeniti) për të vijuar më tej në Champions (Lazio ose Cub Brugge shkon në Europa League). Grupin E e fiton përfundimisht Chelsea falë suksesit 0-4 ndaj Sevillas. Të gjithë golat e bluve të Londrës i realizoi francezi Oliver Giroud.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...