Harry Kane duket se është gjithnjë e më pranë Bayernit në Bundesligë, por transferimi në Gjermani nuk është mbyllur ende.
Bashkëshortja e sulmuesit të Tottenhamit është parë në kryeqendrën e Bavarisë, Mynih, ku, sipas “Bild”, ka kërkuar shtëpi dhe shkolla për fëmijët e çiftit, por në orët e fundit është futur fuqishëm në valle PSG.
Sulmuesi nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: klubi londinez kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.
Lexo edhe:
- Pulisic: Pioli më bindi t’i bashkohem Milanit, jam gati të jap gjithçka për ngjyrat “kuqezi”
- Kërkohet nga Al-Ahli, United i bashkohet garës për mesfushorin e Fiorentinës
- Bayern nuk heq dorë nga Kane, pas refuzimit nga Tottenham rrit ndjeshëm ofertën
- Buffon “var dorezat në gozhdë”? Portieri refuzon Arabinë Saudite dhe i përkushtohet gjuhës angleze
Edhe për Kane mund të kemi një ankand, pasi parizienët, me lamtumirën e mundshme të Mbappesë, mund të bëjnë një ofertë më të mirë se bavarezët për sulmuesin e “Tre Luanëve”.
