Paris Saint-Germain dhe Eintrachti i Frankfurtit po studiojnë mundësinë e shkëmbimit të Randal Kolo Muani me Hugo Ekitike.
Drejtuesit e klubit francez e kanë prioritet nënshkrimin me sulmuesin e Eintracht brenda kësaj merkatoje dhe kanë gjetur edhe formulën për ta arritur këtë synim.
Sipas informacioneve nga Florian Plettenberg, gazetar i Sky Germany, Hugo Ekitike (21 vjeç) mund të përfshihet në operacionin e transferimit e nënkampionit të botës në Katar 2022 në Paris (vlerësohet 80 milionë euro plus bonuset).
Lexoni edhe:
- Gega përmbyll me sukses Botërorin e Atletikës, në finale regjistroi kohën më të mirë të sezonit
- “Fitorja më e bukur e karrierës”, Klopp: Përmbysja ndaj Newcastle më e mirë se ajo ndaj Barcelonës
- Balliu sfidon Atleticon: Kam duel direkt me Carrasco, me kombëtaren synoj Europianin
- Alarm në Madrid, dëmtimi i Vinicius më i rëndë nga sa parashikohej
Në kushte të tilla, klubi i Bundesligës do të ishte më i prirur për të pranuar ofertën e Al Khelaifit, pasi përveç shume të konsiderueshme parash, do të kishte menjëherë edhe një zëvendësues të denjë për Muani.
