Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

PSG gjen portier në Rusi, synohet 25-vjeçari i Krasnodar

Matvey Safonov

Keilor Navas do të lërë Parisin gjatë kësaj vere dhe në Francë janë hedhur në kërkim të një portierin të ri. Donnarumma konsiderohet si zgjedhje e parë, por sheikët e PSG-së duan një alternativë me potencial. Së fundmi në media është publikuar dhe kandidati kryesor për t’u bashkuar me kampionët e Francës.

Bëhet fjalë për portierin e Krasnodar, Matvey Safonov. 25-vjeçari ka luajtur këtë edicion në 30 ndeshje në kampionat dhe konsiderohet një nga portierët më të mirë në Rusi.

Të gjithë karrierën e tij,  Safonov e ka zhvilluar tek Krasnodar, por interesimi i PSG-së natyrisht nuk mund të anashkalohet dhe vetë portieri është gati që të bëjë hapin e madh të karrierës.

Lexo edhe:

25-vjeçari është grumbulluar dhe me kombëtaren e Rusisë, e një transferim në një skuadër që aktivizohet edhe në arenën ndërkombëtare do e ndihmonte të rritej akoma dhe më tepër. Topi është në anën e PSG-së që duhet të kënaqë drejtuesit e Krasnodar, pasi vështirë se do e lërë të lirë për një shumë modeste.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...