Ligue 1

PSG heq nga shitja fanellat e “yllit” të skuadrës, zyrtarizimi te Reali çështje kohe

Indiciet bëhen gjithnjë e më të shumta. Kylian Mbappe është i destinuar të përforcojë një repart sulmi që edhe tani është spektakolar, atë të Realit të Madridit. Prova e fundit, siç bëjnë të ditur mediet ndërkombëtare, vjen nga dyqanet zyrtare të PSG-së.

Nuk mund të blihet fanella e sulmuesit dhe madje as të shkruhet pas emri i Mbappe, që duket se që tani po fillon të konsiderohet si e kaluara e klubit parizien. Zgjedhja e tij për të mos rinovuar kontratën, pavarësisht një oferte shumë bujare, nuk është pritur mirë nga ana e klubit.

Saga Mbappe-Real, që zgjat prej më shumë se një viti, duket se po arrin në seritë finale. Në orët e fundit, jepet praktikisht i kryer kalimi i tij në klubin e Florentino Perez, dhe heqja e fanellës së tij nga shitja në dyqanet e PSG është një kapitull final i një historie që po arrin drejt fundit, mbi të gjitha nëse mendon se është lejuar blerja e fanellës së tij vetëm për vitet e kaluara. Prova finale e faktit se Mbappe është drejt largimit përfundimtar nga PSG.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency