Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG i bën “nder” Troyes, i “fal” pikë në “Parc des Princes”

Paris Saint Germmain, prej disa javësh matematikisht kampion në Ligue 1, ka luksin edhe të bëjë “ndere”. Skuadra e drejtuar nga Pochettino, edhe pse me peshat e rënda në fushë, u ndal në barazim 2-2 në “Parc des Princes” përballë Troyes, që me pikën e fituar thuajse e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit francez.

Parisienët e nisën vrullshëm sfidën, duke shënuar dy gola brenda 25 minutave lojë. Të parin e realizoi Marquinhos në të 6-tën, i shërbyer nga Di Maria, ndërsa dyfishimi erdhi nga Nyemar, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Vetëm pesë minuta më vonë, miqtë shkurtuan diferencën me Ugbo, kurse në fillim të fraksionit të dytë, pikërisht në të 49-tën, Tardieu ktheu baraspeshëm në rezultat.

Barazimi 2-2 duket se i kënaqi të dyja skuadrat, pasi në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...