Ligue 1

PSG-ja, shkon në Principatë për “hakmarrje” e shkëputje nga Monaco

Pasi dominoi për 4 sezone në mënyrë absolute futbollin francez, PSG-ja u mund në luftën për titull, në edicionin e kaluar nga Monakoja, me klubin nga Montecarlo që ktheu titullin e Le Championnat pas plot 17 vjetësh në Principatë. Gjithsesi, drejtuesit e klubit parizien nuk u demoralizuan aspak dhe ekipi i Unai Emery fitoi shpejt terrenin e humbur, duke pushtuar sërish majat e kampionatit francez.

Të shumtë janë ata që nuk janë dakord me mënyrat e presidentit Nasser Al-Khelaifi, apo qoftë edhe shumat marramendëse që 44-vjecari nga Katari ka shpenzuar në një aktivitet si Ligue 1, ku rivaliteti nuk është aq i ashpër sa në kampionatet e tjera, gjithsesi fakt është që 2 klubet janë strukturuar në mënyrë vërtet shumë të ndryshme.

Edicionin e kaluar në Francë e gjithë vëmendja u zhvendos në Principatë, ku Monakoja fitoi kampionatin me 8 pikë më shumë sesa skuadra pariziene, për më tepër ekipi i Leonardo Jardim shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions-it, arritje që natyrisht ndezi menjëherë egon e presidentit nga Katari. Paratë në futboll sigurisht nuk janë gjithçka, megjithatë në kohët e sotme influencojnë vërtet shumë, sepse pavarësisht se Dmitry Rybolovlev konsiderohet një ndër 200 njerëzit më të pasur në planet, ishte pikërisht klubi parizien që shpenzoi 222 milionë euro për sulmuesin brazilian Neymar.

51-vjecari rus, pa u shqetësuar aspak vazhdon të bëjë përpara në rrugën e tij, duke zbatuar një politikë të zgjuar. Shuma më e madhe që shpenzoi klubi nga Montecarlo, ishte 25 milionë euro për mesfushorin e talentuar, 20-vjecarin belg Youri Tielemans, ndërsa në krahun tjetër sikur të mos mjaftonte skuadra që kishin, apo qoftë edhe rekordi botëror me të cilin i rrëmbyen brazilianin Neymar Barcelonës, drejtuesit e ekipit parizien afruan gjithashtu në skuadër edhe një futbollist të shkëlqyer si Kylian Mbappe, duke dobësuar kështu një rival të drejtpërdrejtë në rivalitetin për titull.

Pa Mbappe në ekip, skuadra e Leonardo Jardim pozicionohet në vendin e dytë, me 6 pikë më pak dhe kur është luajtur më shumë se 1/3 e kampionatit, është e kuptueshme nga të gjithë që klubi kryeqytetas do të rikthehet sërish te titulli në Ligue 1, thjesht pyetja që lind natyrshëm është sa javë para përfundimit do të fitohet ky trofe?

Sezonin e kaluar, Monako fitoi fillimisht 3-1 në Principatë dhe më pas ia doli mbanë për të barazuar 1-1 në kryeqytet, falë një goli të shënuar në minutën e 92-të nga Bernardo Silva, megjithatë si mesfushori portugez ashtu edhe mbrojtësi Benjamin Mendy, nuk janë më në gjirin e skuadrës, pasi klubi përfitoi plot 107.5 milionë euro, duke pranuar me kënaqësi për t’i transferuar në Angli, te City i Guardiolës.

Aktualisht 6 herë kampionët e Francës kryesojnë në Ligue 1 me 6 pikë më shumë, ndërkaq falë suksesit 7-1 në mesjavë ndaj Celtic-ut, ekipi parizien kaloi fitoren 7-2 të 17 vjetëve më parë me Rosenborgun, duke fiksuar një rekord të ri për klubin në Kupat e Evropës. City i Guardiolës dhe PSG-ja konsiderohen si dy skuadrat më të forta në glob për momentin dhe Le Championnat duket se i rri vërtet ngushtë ekipit të Unai Emery, që deri më sot ka shënuar plot 43 gola në kampionat.

46-vjecari bask ka fituar 3 përballjet e fundit ndaj trajnerit luzitan, ndërsa tani 3-shja galaktike Neymar-Cavani-Mbappe qëndron vite dritë larg trios së Monakos Keita-Falcao-Ghezzal, megjithëse aktualisht sulmuesi uruguajan numëron vetëm dy gola më tepër se “El tigre”.

Kështu, në Stadiumin ‘Luigji i Dytë’, ekipi parizien do të kërkojë të hakmerret pikërisht ndaj klubit nga Montecarlo, si për të konfirmuar se kush komandon në të vërtetë në Le Championnat. Sfida do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet live në SuperSport 4.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency