Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG jep lajmin e madh për tifozët para ndeshjes me Nantes

Neymar u rikthye në fushën e blertë për disa minuta, pas një mungese të gjatë prej dëmtimit që kishte marrë në kyçin e këmbës, në ndeshjen e PSG-së kundër Real Madrid.

Për të rekuperuar ritmin e tij, braziliani mund të nisë që nga minuta e parë ndeshjen kundër Nantes në Ligue.

I dëmtuar që nga fundi i nëntorit në ndeshjen kundër St Etienne, të cilën e fituan me rezultatin 3-1, sulmuesi u rikthye në sfidën kundër Realit për Champions League.

Me hyrjen në lojë në minutën e 73-të, braziliani pati kohë të bënte disa diferenca dhe të jepte një asist për golin e fitores të Kylian Mbappe në momentet e fundit të lojës. Sapo u rikthye, Neymar u mundua të tregohej i kujdesshëm për të shmangur çdo dëmtim që mund të zgjasë mungesën e tij. Nga ana e tij, trajneri Mauricio Pochettino mund t’i japë lojtarit më shumë kohë në mënyrë që të rrkuperojë gjithnjë e më shumë ritëm.

Ndërsa nga mediat francize theksohet se asnjë lëndim nuk është deklaruar brenda PSG-së pas suksesit kundër Real Madridit. Kështu, Pochettino duhet të jetë në gjendje të llogarisë një pjesë të madhe të grupit të tij për udhëtimin në Nantes, përfshirë Neymar. Lajm i shkëlqyer për trajnerin e PSG-së, i cili sërish do të mund të mbështetet në treshen e tij të yjeve Mbappe-Neymar-Messi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...