Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG kërcënon “yjet” se do t’i “degdisë” në ligat inferiore

E përditshmja franceze “L’Equipe’ bën të ditur se Paris Saint-Germain po kërcënon pesë futbollistë të saj se do t’i dërgojë në skuadrën e dytë, që merr pjesë në National 2 nëse nuk gjejnë ekip të ri gjatë merkatos së verës.
Emrat më të spikatur të publikuar nga gazeta franceze janë: Ander Herrera (ka kontratë deri në vitin 2024 dhe kërkohet për Athletic Bilbao), Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Rafinha (Real Sociedadi mund të jetë i interesuar), Thilo Kehrer (pëlqehet nga Sevilla), Idrissa Gueye dhe Mauro Icardi.
Me këtë vendim, drejtori sportiv, Luis Campos, kërkon t’i japë zgjidhje situatës së krijuar, duke i detyruar lojtarët në fjalë që të pranojnë ofertat që kanë.
Për momentin, Ander Herrera, Kurzaëa, Draxler, Rafinha, Kehrer, Gueye dhe Icardi po stërviten veçmas.

Në rast se nuk arrihet një zgjidhje për situatat e tyre përkatëse përpara 1 shtatorit, ata duhet t’i bashkohen sërish ekipit të parë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...