Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PSG kërkon fitoren e 7-të rresht me treshen Di Maria-Mbappe-Icardi

Humbja ndaj Reims është vetëm një kujtim i largët për Paris Saint Germain që ka fituar 6 takimet e fundit rresht në të gjitha kompeticionet dhe 4 të fundit në Ligue 1. Këtë të premte nis java e 12-të e kampionatit francez me duelin Dijon-PSG, me fitoren e 5-të radhazi që duket thjeshtë një formalitet për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel. Gueye, Meunier dhe Neymar janë mungesat e kampionëve të Francës në këtë sfidë ndërkohë që sytë e të gjithëve do të jenë sërish te treshja Di Maria-Mbappe-Icardi pasi kanë qenë këta të 3 me golat e tyre që kanë përdore skuadrën në ndeshjet e fundit duke dhuruar edhe spekatakël. Dijon-PSG do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 2. Nga Ligue 1 në Eredivisie, edhe në Holandë këtë fundjavë luhet java e 12-të ashtu si në Francë dhe gjithçka nis sot në orën 20:00 me takimin e kryesuesve dhe kampionëve në fuqi të Ajaxit në transfertën ndaj Zwolles që nuk e ka nisur mirë kampionatin dhe ka shumë probleme. Ajaxi do të tentojë fitoren e 6-të rresht dhe misioni nuk duket shumë i vështirë duke parë kundërshtarin që ka përballë, pasi edhe stastistikat anojnë dukshëm në favor të Ajaxit që ka fituar 8 përballjet e fundit direkte ndaj Zwolles. Këtë sfidë do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport 4. Në këtë të premte nuk mungon as Bundesliga pasi nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të ndiqni sfidën Hoffenheim-Paderborn që do t’i japë start javës së 10-të.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...