Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

PSG kërkon Icardin, zbulohet shuma që do Interi

Mauro Icardi drejt Paris Saint Germain! Një lajm sensacional i Gazzetta dello Sport, që u referohet zhvillimeve të fundit në merkato. Sipas kësaj të përditshmeje italiane, kampionët e Francës e kanë vënë emrin e sulmuesit argjentinas të Interit në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Sigurisht që është herët për të folur për nisjen e bisedimeve, por duke marrë në konsideratë situatën që po kalon Mauro, thyerjen me tifozët dhe klubin zikaltër, gjithçka është e mundur.

PSG duhet marrë seriozisht në konsideratë, është në avantazh krahasuar me skuadrat e tjera që duan shërbimet e Icardit, si Atletico e Madridit, që një mesazh sulmuesit ia ka dërguar.

Interi mësohet se kërkon 70 milionë euro, shifër që parizienët me pronar Al Khelaifin nuk e kanë problem për ta paguar. Disa muaj më parë Icardi konsiderohej i pashitshëm, madje vlerësohej dyfishin e kësaj shumë, por në këtë realitet të ri klubi zikaltër duhet të marrë përsipër edhe kostot.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...