Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG kërkon një yll edhe për pankinën

Mjafton të zhvillosh një sezon të shkëlqyer dhe Paris Saint-Germain do të trokasë në derë, i gatshëm për të bërë shpenzime të çmendura.

Ky është klubi i sheikut Al Khelaifi, që në këtë fillim sezoni investoi 400 milionë euro vetëm për dy sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe. Këtë herë parizienët nuk kërkojnë një yll në fushën e blertë, por në stolin e ‘Parc de Prince’ dhe ai është padyshim Pep Guardiola. Kontrata e spanjollit tek Manchester City skadon vitin e ardhshëm dhe kjo është një ndër arsyet pse PSG-ja është hedhur në sulm për 47-vjeçarin.

Megjithatë është ende herët për të nxjerre përfundime mbi transfertën e trajnerit tek klubi parizien, duhet marrë parasysh se aktualisht fokusi kryesor i këtij sezoni për Guardiolën, është rrëmbimi jo vetëm i titullit kampion të Premier Ligës, që duket se është vendosur tashmë, por edhe të kompeticioneve të tjera të rëndësishme jashtë vendit.

Vlen për t’u përmendur se 47-vjeçari pak kohë më parë ka shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën tek qytetarët, duke shpresuar në rinovimin e kontratës, fakt ky që do të vështirësojë arritjen e misionit për klubin e ‘Parc de prince’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...