Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

PSG “luan tenis” me Dijonin, kualifikimi në gjysmëfinale formalitet

Sfida me Dijonin në çerekfinale të Kupës së Francës rezultoi në shëtitje për PSG-në. Parizienët fituan me rezultat tenistik 6-1 edhe pse përballja luhej në “Stade Geston Gerard” (Dijon).

Festivali i golave të skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel u hap pa u mbushur 1 minutë lojë, teksa Lautoa devijoi në portën e tij, në tentativë për të larguar rrezikun nga zona.

Në minutën e 13-të vendësit arritën të barazonin me Chouiar, por ky finalizim vlejti vetëm për statistikë, pasi PSG në fund të pjesës së parë mori sërish epërsinë me Mbappe.

Në pjesën e dytë gjithçka foli për kryeqytetasit, që shënuan edhe katër gola të tjerë me autorë Tiago Silvan, Sarabian (dy gola), ndërsa i fundit ishte një tjetër autogol, që mban firmën e Coulibaly.

U kualifikua në gjysmëfinale edhe Lyoni, që mposhti me rezultatin 1-0 Olimpique Marseille me gol të Aouar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...