Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG me “5 yje” ndaj Amiensit, “nota 10” në startin e kampionatit

Paris Saint Germain po “vrapon” drejt mbylljes së llogarive me titullin kampion të Francës, sa më shpejt të jetë e mundur, teksa sot regjistroi edhe fitoren e 10 radhazi, në po kaq ndeshje të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel vinte në këtë sfidë pa brazilianin Neymar, që ishte lënë pushim, por që gjithsesi, nuk vuri për asnjë moment në diskutim suksesin, dhe në fund triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Amiensit.

Kryeqytetasit, të frymëzuar nga argjentinasi Di Maria me dy asiste, shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me kapitenin Marquinhos dhe më pas me anë të mesfushorit Adrien Rabiot.

Në pjesën e dytë ishin Mbappe, Draxler dhe Diaby, që kompletuan një mbrëmje me “5 yje” për skuadrën e PSG-së ,që tashmë kryeson kampionatin me 30 pikë, 11 më tepër se Lille ndjekëse.

Për më tepër, në këto 10 javë, skuadra e Tuchel ka shënuar plot 37 gola dhe ka nxjerrë vetëm 5 herë topin nga rrjeta, duke treguar se mbrojtja e titullit kampion është thjesht çështje kohe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...