Ligue 1

PSG me limite, 3 ndeshjet e fundit një katastrofë, Tuchel sulmon lojtarët!

Ka probleme e probleme, por ndoshta ai i Psg është një problem prej të pasurish. Të paktën referuar të dhënave të klasifikimit. Statistikat e 17 pikëve diferencë të kryesuesve të Psg ndaj ndjekësve të vendit të dytë në tabelë, përkatësisht Lillës duket se nga ana psikoligjike i kanë dhënë një mpirje klubit që përkon të jetë më i pasuri në Francë e jo vetëm, e që pavarësisht milionave të shpenzura për të ndërtuar një prej skuadrave më të forta në Europë gjatë sfidës ndaj Nantes në stol qëndronin vetëm 5 lojtarë. Në tre ndeshjet e fundit skuadra e emirit të Katarit që tashmë është eleminuar nga Championsi ka grumbulluar vetëm një pikë dhe ka pësuar dhjetë gola, duke e shtyrë gjithnjë e më shumë trofeun e rradhës së kampionatit francez. Në këtë mënyrë skuadra pariziene duket se është përfshirë nga një krizë histerie që kulmoi pikërisht gjatë ndeshjes me Nantes ku pësuan disfatën e turpshme 3-2, me teknikun Thuchel që arriti deri aty sa i quajti lojtarët e tij pa kredibilitet. Nuk kam më besim tek ta, citohet tekniku gjatë konferencës për shtyp në përfundim të ndeshjes, me gjermanin që nuk përjashtoi nga etikimi i tij as një yll si Mbappe.  Panorama me të cilën prezantohet kjo skuadër kryeqytetase tashmë ul dhe pritshmëritë për Kupën e Francës. Gjithsesi, në fund të tunelit ka sërish dritë për kampionët në fuqi, pasi këtë të dielë edhe pa luajtur mund të mbërrijë në shtëpinë e Psg trofeu i rradhës i ligës së parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency