Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG me sponsor të ri, e mbyll me “Fly Emirates”

Paris Saint Germain do të ketë një sponsor të ri duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Klubi parizien zyrtarizoi ditën e enjte arritjen e marrëveshjes me Accor, një prej kompanive më të mëdha të linjës së hoteleve në botë dhe që është me seli në periferi të Parisit.

Kjo marrëveshje e re i jep fund bashkëpunimit 13-vjeçar të kampionëve të Francës me kompaninë ajrore “Fly Emirates”, me këtë të fundit që sponsorizon edhe klube si Real Madrid, Arsenal, Benfica dhe Hamburg. Në muajin gusht, Paris Saint Germain bëri të ditur se nuk do të rinovonte kontratën me “Fly Emirates”, nga e cila përfitonte 25 milionë euro në vit.

Sipas një zëdhënësi të klubit transalpin, PSG me marrëveshjen me Accor e vendos veten mes 4 klubeve me kontratat më të mira në Evropë, që do të thotë se shifra që Paris Saint Germain do të përfitojë nga bashkëpunimi me Accor është 50 milionë euro në vit, ndërkohë që rekordin në këtë pikë e mban Real Madrid, që përfiton nga “Fly Emirates” 70 milionë euro në vit.

Paris Saint Germain është klubi i 6 më i pasur në botë në 2018, sipas Deloitte, me një pasuri prej 541,7 milionë euro, ndërkohë që Real Madrid është në krye të listës së klubeve më të pasur, me 750.9 milionë euro.

Vlen të theksohet se PSG është bërë objekt hetimi nga UEFA për shkak të rregullit të Fair Play Financiar, të cilin dyshohet se e ka thyer pas shpenzimit të më shumë se 400 milionë eurove për blerjen e Neymar dhe Mbappe. Klubi francez reagoi duke apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij se ka respektuar Fair Play Financiar.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...