Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG merr fitoren e 4-t rresht, luan “tenis” me Angers!

Paris Saint Germain tregon të gjithë forcën e saj në javën e 6-të të kampionatit francez. Skuadra e Thomas Tuchel shkatërroi me rezultatin 6-1 Angers në sfidën që hapi raundin e 6-të të kampionatit. Që kjo sfidë do të ishte spektakolare u kuptua që në fillim pas golit magjik që realizoi Florenzi, i pari për të me PSG. Midis fundit të pjesës së parë dhe fillimit të së dytës, Neymar shënoi dy herë duke i çuar shifrat në 3-0. Draxler, Gueye dhe Mbappe kompletuan shifrat tenistike për PSG me golat e tyre ndërkohë që golin e nderit për Angers e realizoi Traore. Me këtë fitore Parisi u ngjit në vendin e 2-të në kuotën e 12 pikëve, një më pak se Rennes i vendit të parë, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...