Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dybala “djeg” PSG-në, preferon kalimin në kampionatin anglez

Paulo Dybala nuk do të jetë më pjesë e Juventus këtë verë dhe këtë çështje e ka ndjekur me shumë interes klubi i Paris Saint-Germain.

Numri 10-të i “bardhezinjve” do të largohet nga Torino në fund të sezonit, pa u bërë ende i ditur klubi i tij i ardhshëm. Leonardo do të donte të provonte ta tërhiqte argjentinasin në Paris Saint-Germain, por klubet e tjera, si Barcelona apo edhe Tottenham, po ashtu do të provojnë fatin.

Pista e Londrës mund të mbështetet edhe te Fabio Paratici, ish-drejtori i Juves tani pjesë e “Spurs”, i cili e njeh shumë mirë Dybalan dhe përfaqësuesit e tij.

Pas dhjetë vitesh në Serie A, Paulo Dybala ndoshta do duhet të njohë një kampionat të ri, por me shumë mundësi nuk do të jetë Ligue 1.

Sipas raportimeve të medieve angleze, argjentinasi do kalojë në Premier League sezonin e ardhshëm. Megjithatë përveç Tottenham, si destinacion i mundshëm për sulmuesin janë përmendur edhe emrat e Arsenalit dhe Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që tashmë ishin afër rekrutimit të Dybala në të kaluarën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...