Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

PSG mund të mos luajë më në “Parc des Princes”, Këshilli Bashkiak: Stadiumi nuk është i Katarit!

Paris Saint-Germain mund të mos luajë më në Parc des Princes. Një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Parisit, David Belliard, në një intervistë për “RMC Sport” foli sërish për shitjen e mundshme të stadiumit të PSG-së.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në bisedime, por unë jam kundër shitjes së aseteve të rëndësishme për sektorin privat dhe në veçanti për Katarin. Parc des Princes është një prej tyre. Parc des Princes nuk i përket Katarit, por parizienëve dhe francezëve. Dua që stadiumi të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj trashëgimie të përbashkët. Kemi investuar më shumë se 85 milionë euro për mirëmbajtjen e këtij stadium dhe planifikojmë të paguajmë shumë të tjera në vitet e ardhshme“-tha ai.

Në një situatë të tillë, nëse nuk arrihet një marrëveshje me Këshillin Bashkiak, klubi do të duhet të zhvendoset dhe t’i zhvillojë ndeshjet si pritëse diku tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...