Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

PSG në errësirë në transfertë, shikon “fantazmat” e eliminimit që në grupe

milan psg

Në “San Siro” PSG shkoi plot besim e karikuar nga 5 fitore radhazi me tre gola të shënuar për ndeshje, përfshirë ata ndaj Milanit në ndeshjen e parë. Shumëkush mendonte që klubi i emirit nga Katari mund ti prenotonte 1/8 pa shumë vështirësi. Ndërkohë skuadra e Piolit përmbysi parashikimet duke hedhur në tapet parizienët që tani nuk mund ti lejojnë vetes të tjera gabime. Mediat në Francë madje përmendin edhe rrezikun e eliminimit që në grupe.

Hipoteza vjen në faqet e L’Equipe, e përditshmja franceze flet për një PSG në errësirë jashtë fushe, duke folur për fantazmat e eliminimit teksa shkruan “Kur mbeten dhe dy ndeshje nga fundi i fazës së grupeve, rreziku i një eliminimi është prezent”.

Lexo edhe: 

Edhe për të përditshmen kryeqytetase “Le Parisien” disfata me Milanin rihap krejtësisht garën për kalimin e turit, të kushtëzuar për PSG edhe nga disfata me Newcastle, kundër të cilës skuadra e Mbappe humbi 4-1 ndeshjen e parë në Angli.

Vendi i parë ndërkohë do të luhet në ndeshjen e fundit me Dortmund, por deri atëherë nëse nuk ndryshon diçka do të jetë shumë e rrezikshme. Dy ndeshje delikate sidomos ajo në Gjermani në raundin e fundit, duke qenë se PSG nuk ngjall aspak optimizëm në transfertë. Gjithsesi skuadra e Luis Enrique mund të kualifikohet që në ndeshjet e radhës nëse mund Newcastle dhe Milani humbet kundër Dortmundit. Mbappe pas ndeshjes ndërkohë u shfaq i qetë duke deklaruar, “Na munguan disa gjëra, por do të provojmë të reagojmë kundër Newcastle”. Në fund shumëçka do të varet nga golat e tij.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...