Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG nën hetim për transferimin e lojtarëve drejt Qatar

PSG nën hetim për transferimin e lojtarëve drejt Qatar
PSG nën hetim për transferimin e lojtarëve drejt Qatar

Raportet mes PSG dhe Katar përfundojnë në shënjestër të UEFA-s. Siç bën të ditur e përditshmja franceze L’Equipe shitjet e Marco Verrati, Abdou Diallo dhe Julian Draxler kanë vënë në alarm organizmin e futbollit europian që ka vendosur të hetojë në lidhje me raportin mes klubit dhe vendit nga Lindja e Mesme që ka derdhur në arkat e parizienëve 80 milionë euro në sesionin e fundit të merkatos.

Kjo nuk është hera e parë për klubin parizien që është nën pronësinë e Qatar Sports Investments, që aktualisht ka 100% të aksioneve të PSG, dhe që në të kaluarën i janë bllokuar nga UEFA disa kontrata sponsorizimi me kompani nga Katari si BeIn Sport, Qatar Tourism etj pasi të dyja palët janë të lidhura mes tyre duke ngritur dyshimin se bëhet fjalë thjesht për derdhjen e të ardhurave nga i njëjti xhep për të balancuar financat e klubit.

Lexoni edhe:

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me shitjet e Verratit me shokë, me UEFA-n që po heton për lidhje të mundshme mes PSG dhe klubeve që kanë blerë kartonët e lojtarëve. Nëse do të konfirmohet se bëhet sërish fjalë për një manovër për të shëndoshur bilancet e PSG, skuadra e Luis Enrique mund të penalizohet për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar, me rrezikun për të ngrirë transferimin e 3 futbollistëve drejt gadishullit arabik.

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...