Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG ngec tek e 10-ta, përmbys 3 gola por merr vetëm 1 pikë

Hap fals i Paris Saint Germain pas 9 suksesesh rresht mes Ligue 1 dhe Kupës së Ligës e Kupës së Francës. Skuadra e Thomas Tuchel me mendjen te sfida ndaj Dortmundit në Champions dhe me shumë titullarë të lënë pushim, barazoi 4-4 në transfertën ndaj Amiens.  PSG arriti të përmbyste disavantazhin e 3 golave edhe pse nuk kishte në fushë emra si Mbappe apo Neymar por në fund Amiens barazoi në 4-4 dhe arriti t’u rrëmbente një pikë kampionëve të Francës. Pas finalizimeve të Guirassy, Kakuta dhe Diabate, PSG shënoi 4-herë fillimisht me Ander Herreran në fund të pjesës së parë dhe më pas me mbrojtësin e talentuar 17-vjeçari Kouassi që shënoi dy herë dhe Icardin që i çoi shifrat në 3-4. Megjithatë goli i Guirassy në minutën e 91-të, i dha një pikë Amiens dhe i hoqi fitoren nga duart skuadrës pariziene.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...