Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG, nxjerr në shitje 3 lojtarë me peshë për 75 milionë euro

PSG kërkon të përfitojë 75 milionë euro nga shitjet e disa futbollistëve të rëndësishëm por që po gjejnë pak hapësira në këtë sezon te skuadra e drejtuar nga Unai Emery për të evituar rrezikun e ndonjë ndëshkimi nga UEFA për shkak të fair play finanaciar. Për të balancuar disi shpenzimet e mëdha në merkato pas blerjeve të Neymar e Mbappe, PSG ka nxjerrë në shitje tre lojtarë. Angel Di Maria, Javier Pastore dhe Lucas Moura janë tre emrat të cilët drejtuesit e klubit francez i kanë nxjerrë në shitje. Nga shitja e Di Marias, PSG synon të përfitojë 40 milionë euro, ndërkohë për argjentinasin tjetër Pastore parizienët do të kënaqeshin edhe me 20 milionë euro. Përsa i përket brazilianit Lucas Moura i cili është nxjerrë totalisht jashtë projektit mund të mjaftonin edhe 15 milionë euro që PSG të hiqte dorë nga shërbimet e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...