Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PSG bën diferencën, ndaj Caen synon 50 pikë brenda një faze

Në kampionatin francez luhen sot ndeshjet e raundit të fundit të fazës së parë, pas të cilave të gjitha skuadrat do të marrin një periudhë të shkurtër pushimesh, për të nisur fazën e dytë më 12 janar. PSG, që e ka siguruar titullin simbolik kampion dimri, pasi kryeson me 9 pik më shumë se Monaco, pret në “Parc des Princes” Caen. Parizienët këtë sezon nuk po hasin vështirësi dhe kundërshtari që do do kenë përballë është dukshëm më inferior. Kjo ndeshje do të transmetohet në Superport 3 në orën 20:45. Ndërkohë sfida tjetër e përzgjedhur po nga kampionati francez është Touluse –Lyon, që transmetohet në Supersport 4. Në fakt të gjitha takimet e Ligue 1, për javën e 19-të do të zhvillohen në të njëjtin orar.

Ndërkohë nga La Liga, në orën 21:30, në Supersport 5 është përzgjedhur sfida Real Sociedad-Sevillia. Një përballje plot rivalitet, me vendasit që do të kërkojnë të reagojnë pas një ecurie prej 5 javësh pa fitore në kampionat. E njëjta gjë vlen edhe për andaluzianët, të cilët në dy takimet e fundit kanë regjistruar një barazim dhe një humbje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...