Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG pëson humbjen e parë, Tuchel kriset me drejtorin sportiv!

Që Paris Saint Germain të pësonte humbjen e parë në këtë sezon të Ligue 1 duhej të vinte ndeshja ndaj Olympique Lyon. Skuadra e Bruno Genesios është padiskutim macja e zezë e parizienëve në këto vitet e fundit pasi në 4 transfertat e fundit në fushën e Lyonit në kampionat PSG është mundur 3 herë. Pa Neymar dhe Verratin të dëmtuar, pa Rabiot që nuk ka pranuar të rinovojë dhe është nxjerrë jashtë skuadre por edhe me blerjen më të re të mesfushës Leandro Paredes në stol, Parisi u mposht 2-1 me përmbysje nga Lyon. Golit të shpejtë të Di Marias pas asistit të Draxler iu kundërpërgjigjën Dembele dhe Fekir me penallti në fillimin e pjesës së dytë. Lyon mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që parizienëve nuk u prish shumë punë kjo humbje megjithatë në fund të sfidës trajneri Thomas Tuchel ka thumbuar drejtorin sportiv Antero Henrique i cili nuk i plotësoi kërkesat që kishte në merkaton e dimrit, me gjermanin që kërkonte me çdo kusht në skaudër një mesfushor shkatërrues pasi aktualisht këtë rol në ekip po e mbulon një qëndërmbrojtës si Marquinhos.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...