Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

PSG pranë një tjetër goditje në merkato, gjejnë akordin me sulmuesin francez

Paris Saint-Germain është përfshirë në një revolucion total këtë verë teksa nga klubi janë larguar emra të rëndësishëm si Lionel Messi apo edhe Neymar. Megjithatë, edhe merkato në hyrje ka rezultuar tejet aktive për kryeqytetasit të cilët sa i takon sulmit kanë transferuar emra si Dembele, Asensio dhe Gonçalo Ramos.

Gjithsesi, drejtuesit e PSG nuk ndalen me kaq pasi së fundmi kanë gjetur akordin me Randal Kolo Muani. Sulmuesi që aktivizohet me Eintracht Frankfurt në Bundesligë dëshiron transferimin në Ligue 1, aty ku do të bashkohej me një pjesë të madhe të shokëve të kombëtares së Francës.

Lexo edhe:

Aktualisht, Kolo Muani ka gjetur edhe akordin personal me drejtuesit e PSG dhe “topi” tashmë është në “fushën” e gjermanëve të cilët duhet të vendosin nëse do të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit që sezonin e kaluar ia doli të shënonte 23 gola dhe të kontribuonte me 17 asist në 46 ndeshje me fanellën e Eintracht Frankfurt.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...