Francë

PSG publikon emrat në “listën e zezë”, kryeson ish-mesfushori i United

Këshilltari i ri i Paris Saint Germain ka bërë gati listën e largimeve në këtë merkato verore. Sipas “Marca” Luis Campos i ka idetë e qartë për largimet nga ekipi francez. Listën e kryesojnë ish-mesfushori i Man United Ander Herrera dhe sulmuesi Mauro Icardi.

Spanjolli luajti sezonin e tij të tretë në Paris, por mosha e tij nuk premton shumë për të ardhmen pasi mesfushori në gusht mbush 33-vjeç. Po ashtu edhe ish-lojtari i Interit luajti sezonin e tij të tretë në Paris. Argjentinasi nuk ka arritur të tregojë asgjë nga ajo që ai shfaqi në Itali dhe drejtuesit e klubit e kanë pasur si dëshirë edhe më parë për ta larguar.

Në këtë merkato verore nga gjigantët francez u largua nga posti i drejtorit sportiv Leonardo dhe çelësat në dorë i ka marrë këshilltari i ri.

Luis Campos ka pëlqimin e presidentit Nasser Al-Khelaifi dhe ka aprovimin e tij për largimin e disa prej lojtarëve nga klubi për t’i hapur rrugë afrimeve të reja.

Parisi Saint Germain në sezonin e kaluar fitoi titullin Kampion në Francë por pa arritur objektivat e vendosur nga klubi, pasi ata dështuan përsëri për fitimin e Champions League edhe pse sezonin e kaluar bënë afrime të çmendura në emra si ai i Lionel Messi.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency