Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG shet për 25 milionë euro sulmuesin që nuk bënte pjesë në planet e Galtier

Kalimuendo majtas me numrin 29

Arnaud Kalimuendo refuzon Leedsin dhe zgjedh të qëndrojë në Ligue 1. Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar ka lënë përfundimisht PSG-në dhe është bashkuar me Rennes, për një operacion që kap shifrën totale prej 25 milionë eurosh, përfshi këtu edhe bonuset.

Kalimuendo është rritur te PSG-ja dhe numëron vetëm tre ndeshje me kampionët në fuqi të Francës, teksa që prej vitit 2020 është huazuar për dy sezone te Lens, ku ka spikatur me 21 gola të shënuar në 65 ndeshje.

Sulmuesi u kërkua me ngulm nga Leeds United në Premier League, megjithatë dëshira e tij ishte që të vijonte qëndrimin në Francë dhe nga kjo përfitoi Rennes, që kënaqi pretendimet e PSG-së për të firmosur me një nga futbollistët më të talentuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...