Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG shpërdoron një tjetër “match point”, festa e titullit shtyhet për në fundjavë

Paris Saint Germainit i duhet vetëm një pikë për të festuar zyrtarisht titullin kampion, por sot ka shpërdoruar “match point”-in e dytë radhazi, për të mbyllur llogaritë, pasi humbi me rezultatin 3-2 në transfertën ndaj Nantes.

Pas humbjes të dielën në mbrëmje ndaj Lilles së vendit të dytë, klubi kryeqytetas rikuperoi sot transfertën e prapambetur ndaj Nantes, por doli sërish duarbosh, duke bërë që festa të shtyhet për ndeshjen e fundjavës.

PSG kaloi e para në avantazh, me anë të mbrojtësit brazilian Dani Alves, por Nantes shënoi 3 herë mes minutave 22’ dhe 52’, duke përmbysur gjithçka, ndërsa goli i të riut Guclu për kryeqytetasit nuk shërbeu për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Pas dy humbjeve radhazi, tashmë PSG-ja do të provojë të hapë shampanjën e festës mbrëmjen e të dielës, kur në “Parc De Princes” do të presë skuadrën e Monacos, ndaj të cilës do t’i mjaftojë të mos humbë, për t’u shpallur zyrtarisht kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...