Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

PSG vazhdon “gjuetinë” e talenteve, nis punën për afrimin e sulmuesit të Crystal Palace

PSG vijon ende të punojë për merkaton dhe jo vetëm, pasi parizienët tani po synojnë lojtarë të rinj dhe me perspektivë për të ardhmen.

Në “radarin” e francezëve është edhe sulmuesi i Crystal Palace, Michael Olise.

21-vjeçari i lindur në Angli, por që ka zgjedhur të luajë për Francën, momentalisht është pjesë e Crystal Palace në Premier League dhe konsiderohet si një talent për brezin e tij.

Por, problem kryesor i kampionëve të Francës është kontrata e lojtarit, pasi Olise ka firmosur me “Shqiponjat” deri më 30 qershor 2026, ndërsa klubi parizien po ndjek me vëmendje nëpërmjet të “deleguarit” Luis Campos.

Pavarësisht se PSG siguroi shërbimet Hugo Ekitike verën e kaluar, Campos kërkon të përforcojë ende skuadrën e Galtier, e sidomos repartin e sulmit.

Sipas burimeve nga Daily Mail, PSG tashmë është një hap përpara, pasi për shërbimet e 21-vjeçarit interesohen disa skuadra, por paraqitjet e tij të fundit kanë bërë që drejtuesit e PSG të vendosen menjëherë në lëvizje dhe shumë shpejt priten edhe kontaktet e para mes palëve.

Në këtë sezon, Olise numëron 16 ndeshje, 1 gol dhe 4 asist në “ishull”, ndërsa Crystal Palace tani do të provojë të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur, ndërkohë që parizienët do të provojnë të bindin anglezët me një ofertë prej jo më shumë se 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...