Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

PSG vendos çmimin, Neymari më pranë Barcelonës

Neymar Junior edhe më pranë Barcelonës. PSG po punon për largimin e “yllit” brazilian gjatë merkatos së verës, madje kanë vendosur edhe një çmim për kartonin e sulmuesit: 150 milionë euro.

Sipas gazetarit të ESPN, Julien Laurens, Leonardo, drejtorit sportiv i klubit parizien, e ka konsideruar të pashitshëm Kylian Mbapennë, por qëndrimi i tij ndryshon kur bëhet fjalë për Neymarin, të cilin është gati të shesë për çmimin e duhur.

Leonardo për herë të parë e pranon se Neymar mund të largohet nga Parisi, diçka që ishte e pamendueshme disa muaj më parë.

PSG kërkon të arkëtojë 150 milionë euro, një shumë më e vogël se ajo që shpenzoi për ta blerë nga Barcelona në vitin 2017 (222 milionë euro).

Në fakt, kampionët e Francës nuk do të mund ta pengonin largimit e Neymarit, që sipas rregullores së FIFA-s, mund të largohet pas tre vitesh në Paris, duke paguar shumën që përcaktohet në bazë të disa kriterëve të përcaktuara nga UEFA (edhe në këtë rast shuma nuk do të ishte më e madhe se 150 milionë euro).

Për Barcelonën po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm kthimi Neymarit në “Camp Nou”. Kjo është dëshira më e madhe e presidentit Bartomeu, që në këtë rast bazohet edhe te mendimi i Lionel Messit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...