Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

PSG “zbraz xhepat” për bomberin e ri italian, kontakte mes agjentit dhe drejtorit të francezëve

Gianluca Scamacca është një nga emrat më të përfolur në merkato teksa klube si Milan, Juventus apo edhe Inter janë interesuar për lojtarin e Sassuolos. Megjithatë, klubet nga Milano dhe ai torinez, nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të 23-vjeçarit dhe këtë hezitim kërkon ta shfrytëzoj në maksimum PSG.

Francezët presin të “përshëndeten” me Mauro Icardi dhe Scamacca duket si goditja e duhur për të zëvendësuar argjentinasin, pse jo edhe për të fituar një rol protagonisti mes yjeve në 11-tëshen titullare të francezëve. Sipas asaj që raporton Sky, PSG ka gati 35 milionë euro plus bonuse për t’i ofruar Sassuolos, e cila nga ana e saj po bën rezistencë dhe pretendon jo më pak se 50 milionë euro.

Megjithatë, në Itali theksojnë se në lidhje me këtë operacion ka një ndjesi pozitive duke qenë edhe se agjenti i Scamaccas, Alessandro Lucci është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e ri sportive të parisienëve, Luis Ocampos. Scamacca shkëlqeu në sezonin e fundit në elitën italiane, Serie A duke realizuar plot 16 gola në 36 ndeshje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...