Ligue 1

PSG zgjedh trajnerin që do të zëvendësojë Pochettinon

PSG po përgatitet për një revolucionin shumëplanësh për sezonin e ri futbollistik. Ndryshimi i parë dhe kryesor do të ndodhë në stol, duke emëruar në vend të Pochettinos një trajner me karakter të fortë, për të synuar trofeun e Championsit.

Eliminimi në fazën 1/16 ndaj Realit të Madridit nuk mund t’i falet Mauricio Pochettinos, që mori vendin e Thomas Thuchelit pikërisht për këtë objektiv madhor.

Sipas shtypit francez, kandidati kryesor për t’u ulur në pankinën e parizienëve nga vera e ardhshme është Antonio Conte. Sipas asaj që raporton “Le Parisien” tashmë janë krijuar kontaktet e para joformale mes përfaqësuesve ligjorë të trajnerit aktual të Tottenhamit dhe klubit francez. Negociatat nuk do të jenë të lehta, sepse tekniku nga Salento ka ende një vit kontratë me “Spurs”-at, ku zbarkoi nëntorin e kaluar në vendin e Espirito Santo.

Conte i ka ofruar tashmë PSG-së gatishmërinë për t’u transferuar në Ligue 1, megjithëse klubi francez mund të lëkundet përballë kërkesave të ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit, i cili fiton 17.5 milionë neto në Londër.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency